“Me plis për Berlin”, “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin banderolën gjigande në tribunën e “Air Albania”
Në vetëm pak minuta, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqësuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Para fërshëllimës së arbitrit Danny Mekkeile, nga pamjet e siguruara nga “ABC Neës”, shihen qartazi të gjithë tifozat e pranishëm me plisat në kokë, ndërsa vetëm pak sekonda më pas, “Tifozët Kuq e Zi” shpalosin një banderolë gjigande në tribunën e mitikut “Air Albania”, ku shihet logo zyrtaret e “Euro 2024”, me një plis mbi kokë, e thënë më ndryshe tifozët janë gati për t’u nisur “Me plis për Berlin”.