
LAJMI I FUNDIT: 3 të vdekur, 8 të lënduar nga aksidenti në magjistralen Kërçovë-Gostivar
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.
Kështu ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve,” thuhet në konfirmimin për mediat e Maqedonisë së Veriut.