Enrique: Liga e Kampionëve? Duam të bëjmë historinë

Enrique: Liga e Kampionëve? Duam të bëjmë historinë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur sërish për mediat pas kualifikimit të skuadrës së tij në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli konfirmoi se ambicia kryesore e PSG-së është triumfi në Evropë, por nënvizoi se rruga drejt suksesit është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultati.

“Objektivi nuk është arritur ende. Që nga dita e parë, kemi dashur të bëjmë historinë. Për ta arritur këtë, duhet të fitojmë gjithçka, sidomos Ligën e Kampionëve”, u shpreh Enrique.

Megjithatë, ai shtoi se suksesi nuk matet vetëm me statistika.

“Më intereson më pak rezultati. Më shumë rëndësi ka mënyra si luajmë, identiteti ynë dhe përkushtimi që tregojmë në çdo ndeshje”, theksoi strategu spanjoll.

PSG në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të ndeshet me Arsenalin, këta të fundit eliminuan Real Madridin.

Share This