
Granit Xhaka, objektiv i gjigantit turk
Pasi ka shijuar emocionet e futbollit zviceran, anglez dhe gjerman, Granit Xhaka duket se do të përjetojë edhe emocionet e elitës së futbollit të Turqisë.
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, sipas medieve të huaja, kërkohet nga gjiganti turk, Galatasaray.
Klubi më i madh turk, tashmë është duke menduar për edicionin e ri të garave.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, thuhet se është objektiv i Gallatës, skuadër kjo që është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Krerët e Galatasaryt siç raportohet shumë shpejtë do të nisin negociatat me përfaqësuesit e Xhakës për të transferimin e tij në Stamboll.