Rama: Vasfije Krasniqi, simbol i forcës e guximit

Rama: Vasfije Krasniqi, simbol i forcës e guximit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Vasfije Krasniqin të cilën e quajti simbol të forcës dhe guximit, e cila sipas tij, ngriti zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi.

Rama thotë se, prezenca e saj është rikujtim se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe drejtësinë.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin , një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi. Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë. Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë’, ka shkruar kreu i kryeqytetit, raporton rtk.

Ai thotë se drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit.

Share This