Drita mund Prishtinën, edhe një hap më afër titullit, fiton edhe Ballkani

Drita mund Prishtinën, edhe një hap më afër titullit, fiton edhe Ballkani

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri i tabelës, Drita e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 2-0, të enjten në Gjilan.

Ishte Veton Tusha ai i cili shënoi dygolësh për fitoren e gjilanasve të cilët bëjnë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Pas kësaj fitore, Drita ka 63 pikë në krye të tabelës, dhjetë më shumë së ndjekësi Ballkani, kurse, Prishtina është e pesta me 35 sosh.

Tri pikë të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Ballkani që në Suharekë mundi Gjilanin, me rezultat 1-0.

Golin e vetëm për fitoren e kampionëve në fuqi të Kosovës, e realizoi Sunday Adetunji.

Me këtë fitore, Ballkani tani ka 53 pikë në vendin e dytë, por mbetet ende 10 më pak se liderja Drita.

Kurse, Gjilani me këtë humbje mbete me 38 pikë në vendin e gjashtë.

Share This