Pas Salah, edhe Virgil van Dijk rinovon me Liverpulin

Pas Salah, edhe Virgil van Dijk rinovon me Liverpulin

Pas rinovimit të  Mohamed Salah pak ditë më parë, Liverpuli zgjat bashkëpunimin me një tjetër lojtar të rëndësishëm. Virgil van Dijk ka nënshkruar sot një kontratë të re me klubin anglez për të zgjatur qëndrimin e tij te Liverpul përtej sezonit 2024-25.

Kapiteni firmosi marrëveshjen e re edhe për dy sezone të tjera, për të siguruar që lidhja e tij me “të kuqtë” do të vazhdojë në fushatat e ardhshme, pothuajse shtatë vjet e gjysmë pasi ai fillimisht mbërriti në “Anfield”.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar”, tha Van Dijk për Liverpoolfc.com në një reagim ekskluziv. “Ka kaq shumë emocione padyshim që kalojnë nëpër kokën time tani duke folur për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas atë me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur.”

Van Dijk u transferua te Liverpool nga Southampton në janar 2018 dhe shumë shpejt u konfirmua si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror.

Aftësia e tij në mbrojtje ka qenë thelbësore për të ndihmuar “të kuqtë” të fitojnë shtatë trofe të mëdha gjatë asaj kohe, me numrin 4 që ka shënuar 314 paraqitje dhe 27 gola deri më sot.

Holandezi ka fituar me fanellën e Liverpulit: Premier League, Champions League, FIFA World Club, UEFA Super Cup, FA Cup dhe dy Kupa të Ligës.

Share This