Bajrami- Muratit: Mos i manipulo faktet, opozita nuk po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji që vet e keni shkru dhe aprovu

Bajrami- Muratit: Mos i manipulo faktet, opozita nuk po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji që vet e keni shkru dhe aprovu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se opozita po kërkon “braktisje të institucioneve”, dhe jo dorëheqje të ministrave.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami e ka quajtur manipulim deklaratën e Muratit, duke theksuar se opozita po kërkon zbatimin e ligjit që, sipas saj, është hartuar dhe miratuar nga vetë Qeveria Kurti.

“Hekuran, mos i manipulo faktet! Paske thënë se: ‘opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë’. E para: jo opozita, sepse për me qenë tjerët opozitë, ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën – e dje u pa që ende s’keni shumicë”, shkroi Bajrami.

Ajo shtoi se nuk është opozita që po kërkon dorëheqjen e ministrave, por ligji, konkretisht Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, i cili, sipas saj, obligon ministrat në detyrë të dorëhiqen.

“S’po kërkojmë ne me e braktisë Qeverinë – nëse po e cilëson dorëheqjen si braktisje – por po ta kërkon ligji që vet e keni shkru, vet e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022,” theksoi ajo.

Deputetja e LDK-së përfundon reagimin e saj me akuza për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës nga ana e Qeverisë Kurti, duke thënë se janë të paaftë për të hartuar ligje.

Share This