
Prishtina dhe Vëllaznimi masin forcat në sfidën vendimtare për gjysmëfinale
Garat e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, vazhdojnë sonte me duelin mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Prishtinasit gjakovarët do të përballen në sfidën vendimtare për të kaluar në gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’.
Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida. Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.
Në takimin tjetër që luhet nesër mbrëma ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhen katër fitore.
‘Play-off-i’
Sonte takohen:
19:00, Sigal Prishtina-Vëllaznimi
Të enjten takohen:
19:00, Ylli-Peja