Kombëtarja, sot dita e “finales”
Sot është dita, ka ardhur momenti që të gjithë të derdhen në detin e emocioneve kuqezi, të shpenguar nga stresi, problemet, telashet e ditës dhe pengesat e jetës, sonte 11 luftëtarët e futbollit shqiptar do të zbresin në fushë për të korrur frytet e një pune fantastike që ka nisur rreth 8 muaj më parë trajneri që i ndryshoi fytyrën si me magji skuadrës tonë Kombëtare.
Republika Çeke nuk është ndoshta kundërshtari ideal për të rikshruar historinë por kjo skuadër na ka treguar se nuk e tërheq këmbën pas përballë asnjë kundërshtari.
Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Reublika Ceke e Ishujt Faroe, rrugën e suksesit e kemi kërkuar përhërë me këmbëngulje dhe logjikë të pastër futbolli e jo me amullinë që mund të krijojnë topat e gjatë me shpresën se dikur sfera do të ndalet në rrjetë. Kjo është Kombëtarja që të gjithë dëshirojmë, jo thjesht 11 luanët e fushës por i gjithë grupi dhe trajneri Sylvnho sonte në orën 20:45 duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira.
Formacioni do të ndryshojë shumë pak, i kushtëzuar ndoshta vetëm nga mungesa e Ismajlit sepse pjesa tjetër janë po ata, me Berishën në portë dhe Gjimshitin e Ajetin në qëndër të mbrojtjes të mbështetur nga Hysaj e Mitaj dhe diga e mesfushës Asllani-Ramadani të frymëzuar nga fantazia e Bajramit.
Në sulm, shanset më të mëdha janë për seferin e jo për Uzunin, ndërsa Cikalleshi mbetet pikë referimi me Asanin në të djathtë.