
Kovac shpreson në mrekulli për ndeshjen kundër Barcelonës
Të gjitha sytë tashmë janë tek “Signal Iduna Park”, aty ku Borussia Dortmund do të tentojë ta kthejë shpresën në realitet përballë një prej skuadrave më në formë në Evropë, Barcelonës.
Dhe trajneri i Dortmund, Niko Kovac, po shpreson në mrekulli.
Pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, ku ish-sulmuesi i Dortmundit, Robert Lewandowski, ka shënuar dy herë, “verdhezinjtë” përballen me një mision pothuajse të pamundur për të përmbysur disavantazhin dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.
“Ne e dimë situatën. Duam të tregojmë një fytyrë krejtësisht ndryshe nesër nga ajo që pamë në ndeshjen e parë dhe të fitojmë”, është shprehur Kovac para gazetarëve të hënën.
Dortmundi, që ishte finalist i garës më të madhe të klubeve në kontinentin e vjetër vetëm një vit më parë, përballet me një sfidë të madhe ndaj një Barcelone që nuk ka pësuar asnjë humbje zyrtare në vitin 2025.
“Ka gjithmonë vend për mrekulli, por e dimë gjithashtu që Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare këtë vit. Duhet të jemi të pranishëm që nga minuta e parë dhe ta kemi publikun në anën tonë. Vetëm nga ata mund të marrim energjinë e nevojshme, vullnetin për të vrapuar, performancën dhe pasionin”. ka thënë trajneri kroat.