Nesër Dortmund-Barcelona, kjo është deklarata e Flick

Nesër Dortmund-Barcelona, kjo është deklarata e Flick

Barcelona viziton Borussia Dortmundin, me qetësi maksimale për të arritur objektivin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanëve u kërkohet të bëjnë një rikthim që ndoshta është tepër i vështirë edhe për t’u imagjinuar, duke qenë se do ta nisin nga 4-0 e ndeshjes së parë.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes: “Kam besim absolut te skuadra ime” – deklaroi ai – “Ne vijmë nga epërsia 4-0 në ndeshjen e parë. Po mundohemi të luajmë sa më mirë dhe mendoj se në ndeshje si këto do të duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të luajmë siç dimë të bëjmë”.

Nëse në Itali, Interi synon të fitojë 3 trofe plus Kupën e Botës për Klube, në Barcelonë po shkon më tej duke imagjinuar triumfin në La Liga, Kupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës. Ajo që në Spanjë quhet Sextete, por trajneri gjerman mbetet i kujdesshëm për këtë çështje:

“Unë e them gjithmonë. Nuk jetoj në të kaluarën dhe atë që kam fituar me Bayernin, por në të tashmen. Gjithçka që vjen do të jetë e mirëpritur, por kjo është e ardhmja dhe duhet të fokusohemi te ndeshja kundër Dortmundit. Duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme”.

Share This