Hamza viziton Thaçin dhe Veselin: I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës çlirimtare së shpejti do të triumfojë

Hamza viziton Thaçin dhe Veselin: I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës çlirimtare së shpejti do të triumfojë

Kandidiati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka viztuar në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Hamza ka hënë se Thaçin dhe Veselin i ka gjetur të fortë dhe i ka lënë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë.

“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne. E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Share This