Duka gati superpremin për kuqezinjtë nëse mposhtin Çekinë
Kombëtarja shqiptare sonte në “Air Albania” luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues për EURO 2024.
Kuqezinjtë që kryesojnë grupin me 10 pikë, dy më shumë së çekët, synojnë pikët e plota në këtë duel në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant për kualifikim në “Gjermania 2024”.
Stadiumi “Air Albania” si asnjëherë më parë do të jetë i stërmbushur, pasi që janë shitur të gjithë biletat dhe se djemtë e Kombëtares shqiptare pritet të kenë përkrahje të fuqishme në duel me çekët e ‘ftohtë’.
Sipas medieve shqiptare, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka bërë gati mega-premin në rast fitore të kuqezinjve.
Secili futbollistë i Kombëtares shqiptare, do të përfitojë nga 200 mijë euro nëse skuadra shqiptare mposht Çekinë, në sfidën kryesore për kualifikim në Evropianin “Gjermania 2024”.
Ndeshja Shqipëri-Çeki fillon në orën 20:45.