
Rama nga Milano: Nëse kemi pasaportat e BE-së nuk kemi nevojë të njohjeve të pensioneve nga shtetet tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.
Sipas “Tch”, Rama ka thënë se nëse Shqipëria do të ishte pjesë e Bashkimit Evropian, shqiptarët nuk do të kishin nevojë të prisnin në njohjen e pensioneve nga Italia.
“Edhe pasi u mora vesh me motrën time në Romë, ju pritet dhe vetëm tre ditë më parë është firmos dokumenti i parë, por nëse do të kishit pasaportën e BE-së, ju nuk do kishit nevojë për asnjë lloj njohje nga Italia, dhe me pasaportën e BE-së motrat dhe vëllezërit tanë në Greqi që ende vuajnë për dokumente, do bëhen automatikisht qytetarë të Greqisë dhe u njihen automatikisht vitet e punës dhe pensioni”, tha Rama.