Reali dhe Vinicius afër marrëveshjes se re, ja kur do të firmos braziliani

Reali dhe Vinicius afër marrëveshjes se re, ja kur do të firmos braziliani

Ylli brazilian Vinicius Junior raportohet se është gati të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Braziliani, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit, sipas medieve spanjolle, është gati të nënshkruajë kontratën e me madrilenët.

Vinicius thuhet se sapo të kthehet në Madrid pasi është i grumbulluar me Kombëtaren e Brazilit, do të firmos kontratën e re me gjigantin spanjoll.

Reali dhe braziliani brenda pak ditësh zyrtarisht do të vazhdojnë ‘martesën’, edhe pse detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura.

Share This