Policia kufitare gjatë së shtunës konfiskoi dy armë dhe 52 fishekë

Policia kufitare gjatë së shtunës konfiskoi dy armë dhe 52 fishekë

Dy armë dhe 52 fishekë janë konfiskuar nga Policia Kufitare, mëngjesin e së shtunës.

Armët dhe municioni janë gjetur në dy raste në rrugën Radavc – Rugocë, njofton raporti 24 orësh.

Në të dyja rastet, të dyshuarit nuk kishin leje për bartje, por vetëm për rekreacion.

.Rruga Radavc – Rugocë 12.04.2025 – 09:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje. Lidhur me rastin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

· Rruga Radavc – Rugocë 12.04.2025 – 09:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 40 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje për bartje, por vetëm për rekreacion. Lidhur me rastin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

Share This