“Tirana na pret”, Plisat gati për spektaklin e radhës në “Air Albania”

“Tirana na pret”, Plisat gati për spektaklin e radhës në “Air Albania”

Biletat e Shqipëri-Çeki u shitën në kohë rekord. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot të enjten në mbrëmje, aty ku kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të sfidojnë kombëtaren çeke.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë, ndërkohë që tifogrupet që mbështetin Kombëtaren e shqiptarëve janë gati për të ndihmuar heronjtë kuqezi në fitoren e radhës.

Që do na afronte edhe më shumë me objektivin e kualifikimit në Euro 2024, kompeticion që do të organizohet në Gjermani gjatë verës së ardhshme.

Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën në futbollin dardan, nuk mungojnë kurrë kur luan Shqipëria. Ata do të jenë prezent në kryeqytet edhe të enjten.

“TIRANA NA PRET!

Nesër grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.

Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëri-Çeki do të transmetohet në SuperSport 2, duke nisur prej orës 20:45 të së enjtes.

Share This