Kina rrit tarifat për mallrat amerikane në 125%

Kina rrit tarifat për mallrat amerikane në 125%

Kina ka rritur tarifat e saj ndaj importeve amerikane nga 84% në 125%.

Ministria e financave e Kinës raportohet të ketë thënë se nëse SHBA këmbëngul të vazhdojë të cenojë interesin e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë me vendosmëri kundërmasa dhe do të luftojë deri në fund.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (12 prill).

Kundërsulmi i Pekinit pason shpalljen e tarifave të SHBA-së prej 145% për produktet kineze, me dy ekonomitë më të mëdha në botë që duket se janë të bllokuara në një luftë tarifore, raporton rtsh.

Share This