“Jemi gati të përballemi me Çekinë”, Gjimshiti: Do të japim gjithçka në fushë

“Jemi gati të përballemi me Çekinë”, Gjimshiti: Do të japim gjithçka në fushë

Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqësuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Në konferencën për shtyp në kuadër të përballjes ndaj “legjionarëve” tanë përveç teknikut të Sylvinho ishte dhe lider i mbrojtjes “kuqezi”, Berat Gjimshiti, i cili për mediat e pranishme në sallë u shpreh se pavarësisht vështirësisve së sfidës, sërish djemtë janë gati të përballen me Çekinë, teksa premton se do japin gjithçka në fushë mbrëmjen e nesërme.

“Ndeshje për ndeshje jemi të fokusuar sepse nuk dihet se çfarë vjen pastaj. Sigurisht që është një moment i bukur, i vështirë po prap jemi gati për përballemi me Çekinë në këtë ndeshje.

Besoj se euforia është më shumë nga jashtë sesa nga brenda ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat ona, besoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Do të jetë shumë e vështirë, por besoj te kualiteti i skuadrës tonë dhe do të japim gjithçka mbrëmjen e nesërme”,- u shpreh “kollosi” i mbrojtjes “kuqezi”.

Share This