
Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka
Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, dha një intervistë për ESPN, për të folur për sezonin e tij me katalanasit. “Ajo që unë po kërkoj është të argëtohem, nuk mendoj shumë për gjëra të tjera”, deklaroi Yamal.
“E vërteta është se nuk mendoj shumë për atë që po bëj apo për atë që do të bëj nesër. E di sa e rëndësishme është të luajë për Barcelonën, por nuk mendoj për presionin. Dua të luaj dhe të argëtohem”, shtoi Yamal.
Më tej, ai analizon sezonin aktual të Barçës: “Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë i besoj ekipit. Që nga fillimi i sezonit kam synuar gjithmonë maksimumin dhe mendoj se i kemi atributet për të fituar të trija trofetë ku luajmë”.
“Nëse ne mendojmë se mund të fitojmë titullin në fillim të sezonit, ky është qëllimi. Kjo gjë nuk ndryshon tani. Nuk është për shkak të vetëbesimit të tepërt apo diçkaje të tillë, është sepse duhet të besoni në veten tuaj”, deklaroi Lamine Yamal.
Ai shpjegoi se cili është mentaliteti i tij pavarësisht moshës së re: “Nëse thoni se një ekip tjetër do të fitojë, nuk e di pse dilni atje për të luajtur. Unë them se ne mund të fitojmë. Ne jemi Barça. Ne e kemi arritur atë më pare, shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri”.