Harry Kane, një 9 modern

Harry Kane, një 9 modern

Pas fitores në kampionat të Bayern Munich ndaj Freiburgut, Thomas Tuchel mund t’i gëzohet tashmë pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Është koha ndoshta për të provuar të rikuperohet edhe portieri Maunel Nouer.

Tekniku i “Bavarezëve” ka bërë edhe një bilanc: “Kemi patur një lojë shumë të rrjedhshme dhe kemi krijuar shumë raste për shënim dhe ndoshta zhvendosja e Kane pak më prapa ka funksionuar. Ne donim ta bënim në mënyrën që mund të kthehej i nevojshëm për shokët e tij, gjithnjë më i rrezikshëm duke penetruar më shumë në thellësi në zonën e penalltisë të Freiburgut. Duhet të them që ka funksionuar shumë mirë dhe do të mund ta rishohim përsëri në këtë pozicion”.

Pra në këtë mënyrë anglezi do të mund të jetë përfundimisht shumë mirë një numër 9 modern. Nga ata që nuk dinë vetëm të shënojnë apo të sulmojnë portën, por dhe të vijë e të marri topin dhe të luajë për të mirën e skuadrën dhe të shokëve të tij.

Share This