
Presidenti Ademi uron Dardanet për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar Dardanet për fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, raporton Rekordi.net.
Kosova mundi Maqedoninë e Veriut, me rezultat 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të GrupitC në Ligën e Kombeve.
“Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 3:0.
Deri te ky triumf i rëndësishëm Dardanet arritën me dy golat e Kaltrina Biçkajt dhe një gol të Erëleta Memetit.
Përgëzoj vajzat për lojën e treguar dhe përkushtimin gjatë ndeshjes, si dhe stafin e trajnerëve për fitore.
Uroj që kjo fitore të shërbejë si motiv shtesë për ndeshjen e fundit kundër Letonisë në qershor, e ku na nevojitet fitorja për të realizuar objektivin – promovimin në Ligën B.
Urime vajza dardane!”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net/