
Keown: Saliba mund ta ndal Mbappe-n
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe eksperti i ‘talkSPORT’, Martin Keown, është i bindur se William Saliba është i aftë të përballojë yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe.
‘Topçinjtë’ dhe madrilenët do të përballen sonte në ‘Emiratës’ në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Keown mendon se Mbappe mund të jetë lojtari vendimtar për rezultatin e sfidës mes Arsenalit dhe ‘Los Blancos’.
“Është një punë që bëhet bashkë si një katërshe mbrojtëse. Arsenali pëlqen të ushtrojë presion lart. Rëndësi ka se ku e ushtron presionin dhe të sigurohesh që ta kontrollosh Mbappen e jo ai ty. Mendoj se Saliba mund ta përballojë Mbappe-n”, ka thënë Keown.
“E pamë një situatë kundër Isak te Newcastle, ku ata kishin shumë lojtarë që vraponin në hapësira. Ndoshta Real Madridi e ka parë atë.”
“Në përgjithësi, mendoj se Arsenali e ka bërë këtë më mirë se çdo skuadër tjetër në Premier League këtë sezon. Rekordi i tyre i mbrojtës është i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Keown.
Ndeshja Arsenal-Real Madrid fillon në orën 21:00.