Musah: Ndihem rehat në Milan
Futbollisti i AC Milan, Yunus Musah këtyre ditëve ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren e Amerikës.
Musah, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e skuadrës “Rossonere”.
Ai thotë se ndihet rehat në “San Siro” dhe i lumtur me minutazhen që ka në dispozicion në skuadrën e Stefano Piolit.
“Ndihem shumë rehat në Milano dhe jam i kënaqur me paraqitjen time të deritanishme. Gjithashtu po gjej minuta të rëndësishme edhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Musah.
Ai ka folur edhe bashkëkombësin e tij Pulisic që është pjesë e Milanit.
“Jemi miq të mirë dhe është e mrekullueshme që bashkë jemi në Milano. Ai po më ndihmon shumë dhe gjithë ekipi”, ka theksuar ai.
Musah është i bindur se Milanit do ta ketë fjalën kryesore këtë sezon të garave në Serie A, por ai është i bindur se “Milani do të shkojë lartë edhe në Ligën e Kampionëve”.