Sot Kosova-Maqedonia e Veriut, live në RTK

Sot Kosova-Maqedonia e Veriut, live në RTK

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot do të përballet me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet dhe Maqedonia e Veriut do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Kombëtarja jonë dje ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me skuadrën maqedonase.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj theksoi se përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe se pret nga Dardanet të bëjnë më të mirën.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 0:4.

Ndeshja Kosova- Maqedoninë e Veriut fillon në orën 14:00.

Share This