
Mbi 2 000 gjoba për kundërvajtësit në trafik gjatë 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 mijë e 47 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, janë evidentuar 67 aksidente në trafikun rrugor, 27 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 40 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 12 persona, 7 janë dërguar në mbajtje.