Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Vendi jonë këtë javë, sipas IHMK-së, do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën.

Share This