Mediat britanike: Chelsea dhe Man City e refuzuan Joao Felix-in
Trajnerët Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino e refuzuan mundësinë për ta pasur në ekip sulmuesin Joao Felix.
Portugezi e ka nisur për mrekulli te Barcelona, skuadër kjo që u huazua në ditën e fundit të afatit veror.
Sidoqoftë, “football.london” raporton se si Chelsea ashtu edhe Man City kishin mundësinë për ta marrë Felixin para Barcelonës.
Mirëpo, të dy trajnerët Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino refuzuan mundësinë për të bashkëpunuar me lojtarin.
Në anën tjetër, Felix ndihet i lumtur me lëvizjen e bërë ku së fundmi ka deklaruar se shpreson që Barcelona ta blejë përfundimisht.