
Tirana mposht Partizanin në derbin e madh shqiptar
Tirana ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në derbi, 3-0 përballë Partizanit duke rritur shpresat për të mbijetuar në kategorinë e më të mirëve.
Një ndeshje e nisur në mënyrë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, me shumë dyluftime në mesfushë, por bardheblutë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Jarmouni në minutën e 20-të.
Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë bardheblutë kanë fituar një 11-metërsh, i cili është kthyer në gol nga Jarmouni, që ka kompletuar dopietën personale në derbi.
Një tjetër 11-metërsh është kthyer në gol nga bardheblutë dhe pikërisht nga Ernest në minutën e 69-të. Partizani ka reaguar në një moment me Kekon, i cili ka shënuar nga distanca, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje.
Është mbyllur 3-0 për Tiranën që siguron një fitore që jep shpresë për të mbijetuar në “Abissnet Superiore”. Bardheblutë janë ngjitur në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 47 pikë duke ndjerë nga afër rrezikun me emrin Elbasani që ka 46 pikë