Anëtari i bordit të Realit: Bellingham e kishte refuzuar Man City-n

Anëtari i bordit të Realit: Bellingham e kishte refuzuar Man City-n

Anëtari i bordit të Real Madrid Juan Manuel Otera ka zbuluar se Manchester City kishte tentuar ta transferonte Jude Bellinghamin në verë.

Sipas tij, zyrtarët e skuadrës angleze kanë pranuar se e donin anglezin mirëpo ky i fundit i refuzoi që t’i bashkohej “Los Blancos”.

Për “Remontada Blanca”, ai deklaroi: “Ata na thanë kur ishim duke ngrënë drekë në Girona. Njerëzit nga Man City erdhën dhe na thanë se kanë qenë në negociata me Bellinghamin”.

“Ata thanë se babai i lojtarit iu kishte dhënë pak shpresë, por Jude tha jo sepse donte të luante për Real Madridin. Kjo ndodh me shumë lojtarë. Kur mundësia për të luajtur për Real Madridin shfaqet, atëherë harrojnë gjithçka. Madrid është vendi më i mirë për histori”.

“Bellingham na kushtoi shumë para, por a është i shtrenjtë? Nuk mendoj. Është njësoi si Rolls Royce. Kushton shumë para, por s’është i shtrenjtë. Çfarë merr për atë që blen është shumë e rëndësishme”.

Share This