Dardanet nisin stërvitjet për dy ndeshjet me Suedinë

Dardanet nisin stërvitjet për dy ndeshjet me Suedinë

Nën drejtimin e përzgjedhësit Agron Shabani, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet me Suedinë.

Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionat Botëror. Suedia është kundërshtarja më e fortë e mundshme në raundin e dytë kualifikues. Ka shumë lojtare në nivelin më të lartë evropian dhe suksese të shumta.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, Kombëtarja jonë është grumbulluar në Eslov të Suedisë, ndërsa stërvitja e parë u zhvillua të hënën paradite.

“Në Kombëtare ka atmosferë punë, ndërsa shtabi teknik dhe hendbollistet janë të vetëdijshme për sfidat që i presin dhe nivelin e kundërshtareve”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ndeshja e parë luhet të enjten prej orës 19:00 në Suedi, ndërsa e kthimit të dielën nga ora 17:15 në Prishtinë.

Share This