Arne Slot i bindur se Mohamed Salah do t’u kthehet golave

Arne Slot i bindur se Mohamed Salah do t’u kthehet golave

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, është i bindur se Mohamed Salah do t’u rikthehet golave, ndonëse egjiptiani nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit.

Përpara përballjes së sotme ndaj Fulham, Slot ka theksuar se mungesa e golave nuk është arsyeja pse Salah është dukur më pak i buzëqeshur së fundmi.

“Mendoj se Mo ka buzëqeshur më pak sepse u eliminuam nga Liga e Kampionëve dhe humbëm finalen. Nuk ka të bëjë me faktin që nuk ka shënuar”, u shpreh Slot.

“Për mua është e thjeshtë – ndonjëherë kalendari është më i vështirë se zakonisht. Kemi luajtur kundër Paris Saint-Germain, pastaj ndaj Newcastle në një finale dhe më pas një derbi”.

“Ai nuk ka shënuar në tri ndeshje – prandaj duhet të shënojë të dielën! Shpresoj që po. PSG është një nga ekipet më të mira në Evropë për momentin. Newcastle, në finale, ishin shumë të përqendruar. Ndërsa Everton – me dhjetë lojtarë në zonën e tyre për 90 minuta – është tepër e vështirë të gjesh golin”, theksoi Slot.

Strategu holandez nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e Salah.

“E njoh Mo-n – ai jeton për gola. Do të ishte e çuditshme nëse do të thoshte ‘jam i lumtur që nuk shënova.’ Por ai nuk është i shpërqendruar dhe nuk mendon ‘nuk di më të luaj futboll’. Ai e di që cilësia e tij më e madhe është që edhe kur nuk luan mirë, mund të shënojë. Prandaj, mendja e tij është e qetë. Aspak e turbullt”, pohoi Slot.

Share This