Osimhen drejt Premier League-s, e duan dy klubet e mëdha angleze

Osimhen drejt Premier League-s, e duan dy klubet e mëdha angleze

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, së fundmi ishte në Londër, ku sipas gazetës italiane ‘Il Mattino’, ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të Chelsea-t dhe Manchester United-it në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Victor Osimhen.

Ylli nigerian, i cili aktualisht po luan tek Galatasaray në formë huazimi, pritet të largohet përfundimisht nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Në kontratën e Osimhen me Napolin ekziston një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen.

Juventusi është gjithashtu i interesuar për shërbimet e sulmuesit nigerian, por Napoli preferon që ai të mos rikthehet në Serie A dhe të transferohet jashtë Italisë.

Chelsea kishte tentuar transferimin e Osimhen edhe në janarin e kaluar, por pa sukses, ndërsa londinezët kanë rikthyer interesimin për lojtarin të cilin synojnë ta blejnë gjatë kësaj verë.

Manchester United gjithashtu është në garë për Osimhen, megjithatë ‘Djajtë e Kuq’ fillimisht duhet t’i shesin disa lojtarë për t’ia hapur derën blerjeve të reja.

Share This