LAJMI I DITËS: Zyba, afër transferimit te klubi i madh kroat

LAJMI I DITËS: Zyba, afër transferimit te klubi i madh kroat

Epoka e Qëndrim Zybës te skuadra e Ballkanit duket se është drejt fundit.

Gjigantët kroatë, Osijek, kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin kosovar.

Më saktësisht tekniku Zoran Zekiq që akoma nuk e ka marrë zyrtarisht drejtimin e Osijekut, thuhet se ka shprehur interesim për Zybën. Kështu ka raportuar sot “Kosovo Football”.

Zekiq që ishte pjesë e Partizanit të Shqipërisë është shitur te Osijek dhe kërkesa e tij e parë te klubi kroat thuhet të jetë mesfushori Qëndrim Zyba.

22-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me kampionët e Kosovës, ndërsa është grumbulluar edhe nga kombëtarja A për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Share This