“Besoj se do të vjen”, anëtari i bordit të Real Madridit diskuton planin për Kylian Mbappen
Anëtari i bordit të Real Madridit, Jose Manuel Otera Lastre ka lënë të hapur mundësinë për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe në vitin 2024.
Ylli francez është që disa vite prioritet i skuadrës madrilene por një marrëveshje asnjëherë s’është arritur pavarësisht spekulimeve të shumta.
Në një intervistë së fundmi, Otera, që ka punuar me Florentino Perezin që nga viti 2002 i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me planin e “Los Blancos” për Mbappen.
“Mbappe kishte dhe nuk kishte mundësi për të nënshkruar me Real Madridin këtë verë”.
“Nëse vinte, do të duhej t’i humbte disa bonuse shumë të larta që ka në kontratë me PSG-në. Pastaj duhej paguhej kartoni”.
“Vlera që duhej të paguhej për të nënshkruar me Mbappen një vit më parë ishte çmenduri. Nuk kishte kuptim që të nënshkruanim me Mbappen një vit më herë, edhe pse Madridi ishte i thyer në pozitën e Benzemas”.
Ai vazhdoi: “Shpresojmë që Mbappe të ketë mendimet e njëjta si Jude Bellingham. Besoj se do të vjen. Mbappe do të ketë lavdi kur të vjen te Real Madridi. Do ta fitojë Ligën e Kampionëve një ditë”.
“Tani duket se PSG është më e dobët se më parë sepse nuk kanë lojtarë aq të mirë. Madridi të garanton siguri, seriozitet në rezultatet e mëdha. Besoj se do të thotë po kur të jetë agjent i lirë. Mbappe ka lindur për të luajtur te Real Madridi”.
Ndër të tjera, Otera komentoi edhe atë që ndodhi në vitin 2021, pra kur Mbappe pritej t’i bashkohej Realit mirëpo për një moment rinovoi me PSG-në.
“Mbappe ishte djalë i ri dhe e mbushën me para, pastaj ai mori një vendim. Nëse e pyesnim sonte dhe flet me sinqeritet, atëherë Mbappe do të thoshte se është penduar. Ai mund ta fitonte një kupë evropiane dhe të ishte i lumtur në Madrid”.
“Nëse shikon nga afër, s’kishte asnjë reagim nga Madridi kundër lojtarit. Perez gjithmonë e mbronte. Ishin më shumë tifozët që ishin të zhgënjyer, por Madridi e la derën hapur. Zinedine Zidane ishte 29 vjeç kur erdhi, Mbappe po vjen rreth 25. Ka një numër të viteve me ne”.
“Nëse do të bënim hapa të gabuar me Mbappen, PSG do të tentonte të reagonte kundër Realit. Madridi e di saktësisht se çfarë duhet bërë. Nëse Mbappe vjen, do të jetë sipas ligjit. Askush nuk do të na akuzonte se kemi ndonjë marrëveshje”.
“Çfarë PSG e pa të garantuar, me Al Khelaifi që tha se Mbappe ka marrëveshje me Real Madridin, kjo nuk është e vërtetë”. /nacionale