Everton-Arsenal, s’ka fitues në derbin anglez

Everton-Arsenal, s’ka fitues në derbin anglez

Derbi anglez mes Evertonit dhe Arsenalit, është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e luajtur të shtunën në kuadër të Premier League-s.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në ishull, ka prodhuar një sfidë interesante, pavarësisht se ky ballafaqim nuk solli më shumë së dy gola.

Trossard (34’), zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi ‘Topçinjtë’ prej 1-0.

Skuadra nikoqire më anë të Ndiaye (49’) nga penalltia barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre deri në fund të këtij dueli.

Në radhët e Evertonit në minutën e 69-të në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Pas këtij barazimi, Arsenali ka 62 pikë në vendin e dytë, kurse, Evertoni renditet e 14-ta me 35 sosh.

Share This