Gjiganti anglez bën gati 101 milionë sterlina për talentin 19-vjeçar të Benficës
Talenti 19-vjeçar i Benfica-s, Joao Neves, ka përfunduar në radarët e skuadrës së Manchester United, që është gati të bëjë çmendurinë për ta sjellë në “Olda Trafford”.
Sipas të përditshmes “The Sun” skuadra e Manchester United është gati të paguajë një klauzolë prej 103 milionë stërlina për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez. Neves ka një kontratë deri në vitin 2028 me Benfica.
19-vjeçari luan me kombëtaren U-21 të Portugalisë dhe është gati për të bërë kalimin e madh, në një kampionat të fortë si Premier League.