Holanda kërkon “hakmarrje” për humbjen 4-0

Holanda kërkon “hakmarrje” për humbjen 4-0

E premtja e 13 tetorit do të mbërthejë përpara televizionit me mijëra tifozë, të cilët në orën 20:45 do të ndjekin me ankth kombëtaret përkatëse në një sfidë tepër delikate.

Holandë-Francë është një ndeshje për të mos u humbur nga të gjithë. Holandezët do të përpiqen të japin më të mirën përballë bluve të Mbappe-së, që tashmë kanë siguruar një vend për fazën finale të Euro 2024, me pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Ndërsa Holanda, e dyta në grup me 6 pikë më pak por edhe me një ndeshje më pak, do të dëshirojë të hakmerret për atë humbje të rëndë 4-0, të ndeshjes së parë. Dhe mbi të gjitha, për sa i përket kualifikimit, duhet të mbajë në distancë Greqinë, e cila ka të njëjtat pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë.

Të dyja skuadrat kanë lënë gjurmë në historinë e kampionateve evropiane: Holanda me fitoren në vitin 1988, Franca me suksesin e dyfishtë fillimisht në 1984 dhe më pas në 2000.

Holandezët kanë luajtur 39 ndeshje, në të cilat kanë arritur 20 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime, ndërsa francezët kanë luajtur 43 ndeshje me 21 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje.

Share This