Shqipëri-Çeki, flasin statistikat
Duelet mes Shqipërisë dhe përfaqëseses të Republikës Çeke nuk kanë shumë histori për të treguar, por nëse rrezultati do të jetë i favorshëm për kuqezinjtë të enjte atëherë kjo përballje merr komplet tjetër kuptim…
Të enjten Shqipëria dhe Republika Çeke do të ndeshen me njëra tjetrën për herë të tretë. Sa i përket dueleve direkte është më e favorizuar ekipi rival pasi ka mundur të fitojë në miqësoren e luajtur më 8 qershor të 2021-it.
Në atë ndeshje Shik kaloi vendasit në avantazh ndërkohë që Cikalleshi ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm. Masopust dhe Celustka rrealizuan dy golat, të cilët i dhanë fitoren ekipit çek.
Ndeshja e dytë historike e luajtur mes dy përfaqësuesve është ajo e mbajtur më 7 shtator të këtij viti ku Shqipëria arriti të barazonte me anë të Bajramit.
Sa i përket statistikave të kësaj fushate Shqipëria dhe Republika Çeke janë dy formacionet me mbrojtjet më të mira. Shqipëria ka pësuar 3 gola në 5 ndeshje ndërsa çekët vetëm 2 në 4 takime. Ekipi i Silhavit nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani.
Shqipëria është kualifikuar vetëm një herë në fazën finale të Europianit. Bëhet fjalë për atë të “Euro 2016”. Ndërsa Republika Çeke ka një traditë të madhe në këtë drejtim.
Në 1996-ën arritën deri në finalen e madhe. Çekët kanë mundur që të kualifikohen edhe në edicionet Europianit në 2000-in (u eleminuan në grupe), 2004-ën (gjysëmfinale), 2008-ën (u eleminuan në grupe), 2012-ën (u eleminuan në çerekfinale), 2016-ën (u eleminuan në grupe) dhe 2020-ën (u eleminuan në çerekfinale).