Andorra-Kosova, ky njeri e gjykon ndeshjen

Andorra-Kosova, ky njeri e gjykon ndeshjen

 Kosova luan si mysafire kundër Andorrës më 12 tetor, në orën 20:45, ndeshje në të cilën synon të realizojë fitoren e parë në fushatën kualifikuese për Euro 2024.

Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë në Grupin I, aty ku Kosova renditet e parafundit me katër pikë dhe thuajse pa gjasa fare për kualifikimin historik.

Andorra është e fundit me vetëm dy pikë.

UEFA ka caktuar gjyqtarë Skocia për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

Nicholas Walsh do të jetë gjyqtari kryesor, kurse asistentët e tij do të jenë Graeme Stewart dhe Calum Spence.

Kevin Clancy është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Share This