Guardiola: Më vjen keq për të tjerët, por Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Guardiola: Më vjen keq për të tjerët, por Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Prej kohësh trajneri Pep Guardiola ka shfaqur një admirim të madh për Lionel Messin.

Megjithatë edhe këtë të hënë, në Cuneo nga skena e eventit “Dialogë mbi talentin”, trajneri katalanas e ka ritheksuar se për të argjentinasi është më i miri i të gjitha kohërave.

“Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë. E kam parë Maradonën, por e kam pare edhe Messin. Maradona ishte sigurisht më i miri në kohën e tij, më vjen keq për të gjithë të tjerët, por Messi është diçka tjetër”, deklaroi Guardiola.

Share This