Shqipëri-Çeki, edhe 1139 bileta në shitje
1139 bileta në shitje. FSHF ka njoftuar se ditën e martë, ora 12:00 do të dalin në shitje bileta të tjera për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, takim i vlefshëm për kualifikueset e Evropianit, “Gjermani 2024”.
Siç bëhet e ditur, janë bileta të rezervuara për tifozërinë çeke, por që nuk i kanë shfrytëzuar. Kështu, të gjitha këto bileta do të vihen në dispozicion të tifozërisë kuqezi.
Njoftimi i FSHF-së:
Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.
Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.