Adem Imeri, talenti i radhës që i thotë PO Kosovës
Talenti Adem Imeri është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaGOLI.com.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në Instagram, ka konfirmuar se 17 vjeçari tashmë i ka thënë PO fanellës dardane.
“17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë PO Kosovës. Ai do të grumbullohet më Kombëtaren U-19 për ndeshjet kualifikuese. Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut. Ai lojtar premtues dhe tejet talentuar”, ka shkruar presidenti Ademi. /GOLI