Medaljen e fituar në Spanjë, Anton Cena ia dhuron familjes së heroit Afrim Bunjaku
Policia e Kosovës javë më parë u sulmua në veri të Kosovës nga terroristë serbë.
Në këto sulme humbi jetën polici Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.
Zyrtari policor, Anton Cena, me të ardhur në Kosovë medaljen e fituar në nëntë garat policore në Spanjë në xhudo, ia ka dhuruar si kujtim familjes së rreshterit të vrarë në sulmin terrorist të Banjskës, Afrim Bunjakut.
Cena e ka zbuluar këtë gjest përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”, shkroi Anton Cena, përcjell lajmi.
“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar ndër të tjera Cena.