Guardiola: Kurrë nuk me ka kërkuar Juventusi
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i ftuar në një event për sa i përket talenteve të futbollit, me teknikun spanjoll që u ndal të fliste për një histori të vjetër me Juventusin.
Katalanasi u përfol se do të drejtonte bardhezinjtë në vitin 2019 dhe duket se ai ka vendosur të thyejë akujt dhe të tregojë të vërtetën.
“Nuk më kanë kërkuar kurrë. A do të drejtoj ndonjë ditë në Itali? Më pëlqen shumë si vend, ushqimi është shumë i mirë dhe shkoj shpesh për të kaluar pushimet. Nuk e kam ndjekur së fundmi futbollin italian, por jam i sigurt se ka shumë talente”, u shpreh Guardiola.