Ramadani: S’firmos për barazimin, tifozët na dërgojnë në “Gjermani 2024”

Ramadani: S’firmos për barazimin, tifozët na dërgojnë në “Gjermani 2024”

Ylber Ramadani ishte sot përballë gazetarëve për të treguar si i shikon ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

Sigurisht që në konferencën për shtyp vëmendjen më të madhe e mori dueli me Çekinë, i cili vlen shumë për të gjithë Shqipërinë.

I pyetur nëse do të kënaqej me një barazim në ndeshjen me Çekinë, 27-vjeçari tha:

“Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur njërën prej finaleve. Ne e dimë se po morëm rezultat pozivit arrijmë diçka të madhe dhe që të arrijmë këtë qëllim do të japim maksimumin. Jemi 3 ndeshje drejt fundit, kjo është një finale. Shpresojmë të bëjmë mirë në të gjitha ndeshjet dhe në fund bëhen llogaritë”.

Republika Çeke paraqet një rrezik jo të vogël për aspiratat e Shqipërisë. Në këtë kontekst Ramadani përshkruan rivalin e radhës duke shtuar se më ndihmën e tifozëve kuqezi asgjë nuk është e pamundur.

“Janë ekip i fortë fizikisht, normalisht se janë të fortë, prandaj janë të dytët në grup. Ndeshja në shtëpi është shumë ndryshe. Kemi fushën tonë, tifozët që janë të shumtë dhe do na përkrahin. Por duke parë interesin e madh të publikut mendoj se do të kemi përkrahje shumë të madhe dhe jam i bindur që nuk do t’i zhgënjejmë kurrë”.

Në ditët e fundit Ramadani nuk është “trajtuar” mirë nga mediat italiane, të cilat e akuzuan mesfushorin e Leçes se nuk dha gjithçka në ndeshjen kundër Sasusolos duke u “kursyer” kështu për “finalen” me Çekinë. “Nuk është e vërtetë, kam qenë i plotësisht i fokusuar në atë takim dhe tani që mbaruar nuk dua të flas më pasi duhet të fokusohem në duelin e radhës”, tha Ramadani.

Share This