
Zelensky: Sulmet ruse tregojnë se Moska nuk po shkon drejt paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nisur nga sulmet ruse gjatë natës, tha se Rusia nuk po shkon drejt paqes së vërtetë.
Sulmet që vijnë vetëm disa orë pas negociatave të armëpushimit, presidenti ukrainas i sheh si “një sinjal të qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”
Sakaq, ai bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksione të mëtejshme të SHBA.
Ai theksoi se “propozimi i SHBA-së për një armëpushim të plotë ka qenë në tryezë që nga 11 marsi, por Rusia vazhdon të refuzojë ofertën”.
Rusia nisi një sulm me dron gjatë natës në portin ukrainas të Mykolaiv, i cili i siguron vendit hyrje në Detin e Zi , dhe goditi Kryvyi Rih në atë që zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se ishte sulmi më i madh me dron të luftës në qytet.
Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi SHBA tha se kishte arritur marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të eliminuar sulmet në Detin e Zi. /rtsh/