Modriqi do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

Modriqi do largohet nga Reali, por jo nga La Liga

Luka Modriq me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madrid. 39-vjeçari po përgatitet për t’u ndarë me “Los Blancos” në fund të këtij sezoni.

Ndërkohë, “Defensa Central” raporton një lajm vërtet të bujshëm, ku thuhet se Luka Modriq do të largohet nga Reali, por jo nga La Liga. Klubi i Villarrealit po tenton të bindë kroatin për të veshur fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm. “Nëndetësja e Verdhë” beson se pavarësisht moshës së tij, kroati ende mund të bëjë diferencën në fushë dhe t’i ndihmojë të arrijnë objektivat e tyre.

Nga ana tjetër, Modriqi synon të jetë në gjendje të mirë fizike për Botërorin 2026 dhe propozimi i Villarrealit është shumë interesant për të, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Për kroatin ka interes të madh edhe nga klubet arabe si dhe nga ato të MLS-së, por duke qenë se dëshiron të jetë në formë për Kupën e Botës, e cila do jetë e fundit për të, qëndrimi në La Liga duket si mundësia ideale për të.

Share This