
Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.
Kjo ceremoni mbahet nga ora 10:00 në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, bëhet e ditur në një njoftim për media të FSK-së.